Lajme

Ambasadori britanik: Kushtetuesja do vendosë nëse zgjedhjet janë të ligjshme ose jo!

Përveç vëzhguesve zgjedhorë, edhe një sërë votuesish ndërkombëtarët kamë dalë sot në qendra të ndryshme votimi për të vëzhguar procesin e votimit, duke pranuar se është tejet i pazakontë.
Ashtu si OSBE dhe BE, edhe ambasadori britanik, Duncan Norman, ka dalë në terren, duke parë nga afër mbarëvajtjen e proceësit të votimit.

Duke folur nga Kamza, kryediplomati britanik e ka cilësuar një situatë të pazakontë, ndërsa ka shtuar se vetëm Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse këto zgjedhje janë të ligjshme apo jo.

“Sigurisht është një situatë e pazakontë, nuk ndodh shpesh që të shkohet në votime pa i dhënë votuesve që të zgjedhin midis disa alternativa. Por nuk na takon ne për të bërë vlefshmërinë e këtyre votimeve. I takojnë Gjykatës Kushtetuese. Ne jemi këtu për të vlerësuar, për të ndjekur procesin dhe për të parë situatën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë