Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim lamtumire me ambasadorin austriak në vendin tonë, Johann Sattler, teksa ky i fundit ka përfunduar tashmë mandatin e tij. Në takimin e fundit me të, kreu i shtetit ka falënderuar diplomatin austriak për angazhimin e tij të palodhur në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gjithashtu, Meta shprehet se e ka falënderuar ambasadorin Sattler edhe për promovimin që iu bëri maleve të Shqipërisë dhe aktivitetet kulturore.
“Ishte kënaqësi e veçantë të falënderoja ambasadorin e Austrisë, z.Johann Sattler në përfundim të detyrës së tij, për angazhimin e palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona. Nuk mungoi dhe një falënderim i posaçëm për promovimin që ambasadori Sattler u bëri maleve të Shqipërisë, ndërsa aktivitetet kulturore ishin mbresëlënëse si asnjëherë më parë”, shprehet Meta në rrjetin social “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.