Nga Gazeta ‘Si’- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar në rrjete sociale mesazhin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit, Christopher Landau, të dhënë gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Në deklaratën e ndarë nga ambasada, Landau thekson se SHBA është e gatshme të jetë një partnere me peshë në arenën ndërkombëtare, por vetëm me vende që ndjekin një qasje realiste dhe të matur në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin politik.
Ai shton se refuzojnë të dy ekstremet e papranueshme të dëshirës për një transformim të jashtëzakonshëm, nga njëra anë, ose të rishikimit të ankesave të lashta, nga ana tjetër.
Zëvendës Sekretari i Shtetit thotë se politika e pafundme dhe e zgjeruar, pa kufizim dhe përulësi historike, bëhet një armik i strategjisë dhe i shtetndërtimit kushtetues dhe sipas tij, ky nuk është qëllimi, funksioni, apo misioni i SHBA-ve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.