Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka organizuar një pritje për ditëlindjen e Mbretit Charles III e cila u festua të shtunën më 17 qershor.
Në ceremoni të pranishëm janë edhe drejtues të politikës shqiptare. Ditën e sotme, 20 qershor Tirana ishte mbuluar nga flamuj britanikë.
“Kënaqësi të shohim flamurët britanikë sot në Tiranë për të shënuar Ditëlindjen e Mbretit Charles III.
Një kujtesë e lidhjeve të thella historike midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar”, deklaroi Ambasada Britanike në Facebook.
Ditëlindja aktuale e mbretit Charles III është 14 nëntori i vitit 1948 por ditëlindja e Sovranit (ose ditëlindja zyrtare e Mbretit) festohet në një datë tjetër, zakonisht në muajt e verës.



Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




