George dhe Amal Clooney janë një nga çiftet më të famshme të Hollivudit. Sa herë që ata shfaqen në tapetin e kuq të ndonjë eventi apo premiere filmi, nuk kalojnë pa u komentuar.
Amal gjithmonë është komentuar për klasin dhe elegancën e saj, si dhe për stilin që frymëzon milion vajza në mbarë botën. Në daljen e tyre të fundit,në premierën e filmit të ri të Clooney, “Catch 22”, në Hollywood, ata treguan edhe një herë frymëzimin nga stili universal.
Amal mbante një fustan mëndafshi nga Koleksioni i Para-Fall 2019 i Oscar de la Renta. Me siluetën e saj të zbuluar në pjesën e shpatullave, avokatja 39-vjeçare dukej mjaft në formë. Ajo gjithashtu kishte zgjedhur edhe një palë këpucë plastike. Këto dhe shumë detaje të tjera në çdo dalje të saj e bëjnë gruan e aktorit të jetë gjithmonë kryefjala e stilit mes grave të Hollywoodit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.