Sport

Alvin Karaqi i dhuron medalje ari Shqipërisë në Lojërat Europiane

Gazeta Si – Karateisti Alvin Karaqi shkruan historinë për Shqipërinë në Lojërat Europiane në Poloni, duke fituar medaljen e artë.

Alvin Karaqi gjate finales. Gazeta Si, 23 qershor 2023

Sportisti nga Kosova tashmë garon për Shqipërinë dhe menjëherë i ka dhuruar asaj një sukses të madh në karate. Ai triumfoi sot në finale në Lojërat Europiane Krakoë 2023, në kategorinë deri në 84 kilogramë.

Karaqi mundi holandezin Brian Timermans me rezultatin 3:2, duke regjistruar kështu një sukses të madh në sportin e Karatesë për Shqipërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë