Media Galeri

Alvaro Morata mund të humbë finalen, u dëmtua nga roja i sigurisë teksa festonte

Një Europian që i ka parë të gjitha ka qenë ky i Gjermani 2024. Spanja mund të humbasë në finale kapitenin që u dëmtua pasi kishte përfunduar ndeshja.

Po, Alvaro Morata mund të mungojë në finalen e Euro 2024 pasi ai u godit aksidentalisht nga një roje sigurie të martën mbrëma pas fitores 2-1 ndaj Francës.

Menjëherë pas fitores së gjysmëfinales së Spanjës, një tifoz doli me vrap në fushë për të festuar me ekipin dhe u përpoq të bënte një selfie me ta. Ndërsa rojet e sigurisë nxituan për të kapur tifozin dhe për ta shoqëruar atë, një roje ra drejtpërdrejt në këmbët e Moratas nga pas. Roja dukej se rrëshqiti.

Ndërsa ai nuk u rrëzua në tokë, Morata menjëherë reagoi dhe filloi të kërcejë përreth, ku dukej qartë se kishte shumë dhimbje.

Nuk dihen ende specifikat e dëmtimit të tij. Mesfushori Rodri tha se Morata kishte dhimbje në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes, sipas The Athletic, por shpresonte se ai do të ishte mirë për finalen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë