Altin Basha do të jetë drejtori i ri i Teatrit Kombëtar. Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e hënë lirimin nga detyra të Hervin Çulit dhe zëvendësimin e tij me regjisorin Altin Basha.
Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, ndërkohë që pritet të botohet në Fletoren Zyrtare.
“Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100 të Kushtetutës e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në VKM.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.