Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të Shqipërisë. Orët e pasdites sjellin përmirësim të kushteve atmosferike, duke sjellë intervale të gjata kthjellimesh dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në qytetin e Pukës deri në 26°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.
Moti do të vijojë të jetë i qëndrueshëm në vend edhe gjatë fundjavës.
Dita e shtunë do të ketë më shumë diell ndërsa dita e diel do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Megjithëse vranësirat do të jenë prezente gjatë ditës së diel, nuk pritet që të ketë reshje në territor. Përsa i përket vlerave termike.
E shtuna do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave, ndërkohë mbeten konstante ditën e diel.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.