Gazeta Si – “Do të na mungosh kampion”. Janë fjalët e zgjedhura nga organizatorët e turneut të Barcelonës për të njoftuar mungesën e yllit Karlos Alkaraz. Numri 3 në botë nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi në krahun e djathtë, që i mohoi edhe Masters 1000 të Montekarlos.
Shpresat e Alkaraz janë që të jetë i gatshëm në turneun e ardhshëm prestigjioz në dheun e kuq.
“Lojtari nga Mursia nuk është ndjerë mirë në stërvitjen e së dielës dhe pavarësisht se provoi deri në fund, nuk do të jetë në ‘Barcelona Open Banc Sabadell’”, – shkruhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale nga organizatorët e turneut të Barcelonës. Gjithçka është konfirmuar edhe nga vetë tenisti, që pritet të dalë në një konferencë shtypi të hënën.
Në këtë situatë, Alkaraz humb 500 pikët e fituara vitin e kaluar në Barcelonë. Ai duhet të mbrojë 1000 pikë në Madrid, duke shpresuar së pari që të jetë në gjendje të luajë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.