Muzike

Alis shpallet fitues i Festivalit të 64-t në RTSH

Gazeta “Si” –Fituesi i Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH është shpallur artisti Alis me këngën “Nan”. Ai u shpall fitues pas votimit të jurisë profesioniste dhe votave të publikut.

Vendi i dytë u shpall Inis Neziri me këngën “Ta kam fal” ndërsa në vendin e tretë u rendit Sheila Haxhiraj me “Zemra e tokës”.

Alis do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026, i cili do të mbahet në Austri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë