Varianti Omicron tashmë është në qendër të vëmendjes për ekspertët e shëndetit publik për shkak të ndryshimeve gjenetike që e bëjnë më të transmetueshëm.
Mjeku Ilir Alimehmeti shpjegon se deri më tani nuk ka arsye për shqetësim dhe panik. Nëpërmjet në postimi në rrjetin social “Facebook” Alimehmeti shkruan se nga të dhënat aktuale rezulton se nuk ka asnjë formë të rëndë të sëmundjes nga ky variant.
Sipas Alimehmetit, Omicron ka një sekuencë gjenetike që shkakton gripin e zakonshëm që trupi i njerëzve e njeh mirë dhe e ka më të lehtë ta luftojë.
“Deri tani asnjë rast i rëndë me Omicron në të gjithë botën! Në variantin Omicron është futur një sekuencë gjenetike e HCoV-229E. HCoV-229E është një betakoronavirus i njohur prej kohësh që shkakton “gripin e zakonshëm” te njerëzit. Kjo mund të jete baza e arsyes pse ndoshta njerëzit e njohin më mirë këtë sekuencë dhe nuk zhvillojnë shumë forma të rënda!”, shkruan mjeku.
Varianti i ri ka bërë që shumë vende të përballen me rritje infektimesh dhe disa shtete janë detyruar të rikthejnë masat izoluese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.