Nga Gazeta ‘SI’ – Shqiptarët janë shtetasit më të refuzuar nga Bashkimi Europian për vitin 2024, pas ukrainasve.
Shifrat e Eurostat tregojnë se në një vit BE ka refuzuar hyrjen e 14.260 shqiptarëve dhe 19.595 ukrainasve. Lista vazhdon me moldavët 12 mijë, turqit 6.7 mijë dhe serbët 6 mijë.
Të ndarë në bazë të kufijve, shqiptarët janë të parët të refuzuar në kufij ajrorë 5.415 dhe kufij detarë me 990.

Shumica e qytetarëve shqiptarë iu refuzua hyrja në kufijtë tokësorë grekë, kroatë, hungarezë dhe lituanianë, ose në kufijtë ajror dhe detar italian.
Në shumicën e rasteve, shqiptarëve u është ndaluar hyrja pasi është aktivizuar “alarmi”, që do të thotë se këta individë nuk kanë të drejtë të hyjnë në shtetin e synuar. Një arsye tjetër është edhe qëllimi dhe kushtet e qëndrimit të pajustifikuara.
Eurostat thotë se në 2024-n, më shumë se 918 mijë shtetas u zbuluan se hynë në BE ilegalisht, 27% më pak se një vi më parë. Gjermania raportoi numrin më të madh të shtetasve ilegalë, 249.155, ndjekur nga Franca 142.190 dhe Italia 108.925.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.