Media Galeri

Aldo, qeni që ndihmon fëmijët të kalojnë frikën teksa ndodhen tek dentisti

Një retriever i quajtur Aldo, po ndihmon fëmijët e vegjël ekuadorianë të kalojnë ankthin teksa presin për takimin me dentistin, duke i lejuar ata të përqafojnë dhe ta përkëdhelin për tu larguar mendjen nga makineritë e zhurmshme.

Me rreth pesë vjet përvojë në mbështetjen emocionale, Aldo 8-vjeçar kupton rreth 30 komanda dhe kënaqet duke u ulur mbi fëmijët në karrigen dentare.

“Vizitat gjithmonë kanë tendencë të jenë traumatike, por Aldo sjell qetësi dhe paqe për fëmijët”, tha nëna e një prej fëmijëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë