Sport

Alcaraz ‘zhyt’ Sinner-in në Romë për Master-in e shtatë në karrierë

Spanjolli që mori vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm ndërpreu serinë e 26 fitoreve rradhazi nga Sinner. Carlos Alcaraz nuk i lejoi vendasit të përjetonin një përallë italiane në “Internazionali BNL d’Italia” në Romë kur mundi heroi e tyre, Jannik Sinner për titullin e 7 “ATP Masters 1000”. 22 vjeçari spanjoll triumfoi në dy sete, 7-6(5) dhe 6-1 pasi anulloi dy “set point” në setin e parë për ta mbyllur sfidën në 104 minuta.

Alcaraz në Master-in e Romës

Tani ai numëron 19 trofe në karrierë duke barazuar Sinner për më shumë turne të fituar nga tenistët e lindur në vitet 2000. Alcaraz ngushtoi diferencën në 7-4 me Sinner dhe u bë i pari sportist që fiton 3 turne këtë sezon, pas sukseseve në Rotterdam dhe Monte-Carlo. Pas 30 ndeshjeve të fituara këtë vit kalendarik ai është tenisti 5 që fiton tre “ATP Masters 1000” në dheun e kuq pas Rafael Nadal, Novak Djokovic, Gustavo Kuerten dhe Marcelo Rios.

Tenistët që përmirësuan klasifikimin pas Master-it në Romë

Ndërkohë që nr 1 në “ATP Rankings”, Sinner mori pjesë në eventin e parë prej “Australian Open” në Janar me objektivin e të qënit i pari italian fitues në Romë pas Adriano Panatta-s në vitin 1976. Alcaraz që u tërhoq për shkak dëmtimi nga “Masters 1000” në Madrid, rigjeti formën në Itali ku humbi vetëm 1 set në rrugën drejt titulltt. Me shifrat 27-2 në dheun e kuq prej Majit të kaluar, Alcaraz është gati të mbrojë kurorën në “Roland Garros”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë