Nga Gazeta Si – Carlos Alcaraz çmontoi Jannik Sinner në dy nga orët më të famshme të tenisit në New York.
Duke realizuar dyfishin e shërbimeve fituese krahasuar me Sinner, spanjolli zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse në çdo aspekt për shifrat 6-2, 3-6, 6-1, 6-4 që i siguruan titullin e dytë në “US Open”.
Në të njëjtën kohë ai i mohoi Sinner-it sukseset rradhazi në “Flushing Meadows”.
Alcaraz në këtë mënyrë kthehet numri 1 në Botë nga dita e sotme, duke i dhënë fund mbretërimit prej 65 javësh të italianit.
Kjo për të parën herë nga Shtatori i vitit 2023. Koincidencë interesante me përvjetorin e 22 të ditës kur Juan Carlos Ferrero mbërriti në vendin e parë pas suksesit në Finalen e vitit 2003 në “US Open”.

Alcaraz (22 vjeç e 125 ditë) është tenisti i dytë më i ri që fiton 6 turne madhorë në “Open Era” pas Bjorn Borg (22 vjeç e 32 ditë) por përpara patriotit Rafael Nadal (22 vjeç e 243 ditë) dhe Legjendës Mats Wilander (23 vjeç e 288 ditë).
Ndërsa Sinner që vinte pas 27 fitoresh rradhazi në sipërfaqe të fortë kkishte si objektiv të bëhej tenisti i 7 që fitonte 3 Grand Slam në një sezon në “Open Era”.
Duke arritur në finalet e New York-ut, “Australian Open” dhe Wimbledon, ai u bë tenisti më i ri në “Open Era” që luan 4 Finale në turnetë madhorë të një sezoni.
Sinner gjithashtu ishte edhe në Finalen e “Roland Garros”.
Aryna Sabalenka mundi Amanda Anisimova për titullin e 4 madhor në karrierën e saj që ishte i dyti rradhazi në “US Open”.
Në Janarin e këtij viti ajo po kërkonte të 3 titull rradhazi në “Australian Open” por u mund në 3 sete nga Madison Keys.

Aryna Sabalenka më pas fitoi setin e parë në ndaj Coco Gauff në “Roland Garros”, por humbi Finalen e dytë “Grand Slam” në 3 sete.
Ndërsa këtë herë ja doli që në shifrat 6-3, 7-6 (3) të fitonte ndaj Amanda Anisimova-s.
Në këtë mënyrë, Sabalenka tenistja e parë femër që mbron titullin në “US Open” pas Serena Williams në vitin 2014.
Tenistja 27 vjeçare ka qënë numri gjatë tërë vitit, por “Grand Slam”-in e parë e fitoi në mundësinë e fundit.
Nga 11 turnetë “Grand Slam” që ajo ka luajtur në 3 vitet e fundit, Sabalenka ka fituar 4.
Tre herë është mundur në Finale. Tre herë u eleminua në ½ finale dhe vetëm 1 herë u ndal në ¼ finale.
Ajo ka dy tituj në “US Open” dhe dy në “Australian Open, duke përsëritur sukseset e Naomi Osaka-s.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




