Lajme

Albin Kurti dhe Vuçiç takohen për herë të parë në Gjermani

Kryeministri Albin Kurti do të takohet për herë të parë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç pas dy ditësh në Gjermani.

Kryeministri i Kosovës do të jetë pjesë e Konferencës për Siguri në Munih nga data 14 dero më 16 shkurt, ku do ballafaqohet për herë të parë do të përballen edhe me kreun e shtetit serb.

Takimi mes tyre është konfirmuar vetë presidenti i Serbisë në një intervistë për “Sputnik”,

“Albin Kurti do të jetë i pranishëm në panelin e përbashkët në Mynih, ku edhe unë do të jem i pranishëm, kështu do të shohim se si do të jetë atmosfera. Nuk mendoj se do të jetë e hapur për publikun, por më duket se do të jetë një mundësi e mirë për të vlerësuar drejtimin në të cilin mund të fillojnë bisedimet. Kjo është arsyeja pse ky qëndrim në Munih ka një rëndësi të madhe për ne, sepse do të vlerësojmë se cilët janë hapat e mëtejshëm të Qeverisë së Prishtinës, cilët janë hapat e gjermanëve, amerikanëve dhe të gjithë vendeve të tjera në bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiç.

Kreu i shtetit serb ka njoftuar po ashtu se gjatë qëndrimit të tij dyditor në Munih do të takohet edhe me Përfaqësuesin Special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në një intervistë për ‘Sputnik’, Vuçiç thoët se në këtë takim me të dërguarin e Trump do të nënshkruajë edhe marrëveshjen për rikthimin e linjave hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij hekura e re që do të lidhë dy vendet do të ndjekë rrugën Kurshumlinë-Merdare-Prishtinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë