Nga sot deri më 1 dhjetor, Evropa mund të regjistrojë 236,000 vdekje të tjera për shkak të Covid-19.
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit në Evropë, Hans Kluge, tha në një konferencë shtypi, se këto janë parashikime “të besueshme”.
Sipas Kluge, vlerësimi i 236,000 vdekjeve në tre muajt e ardhshëm në Evropë “është i besueshëm nëse marrim parasysh faktin se numri i vdekjeve është rritur me 11% në një javë”.
Drejtori i OBSH për Evropën nënvizoi se këto të dhëna janë “shumë shqetësuese” edhe për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit
Rritja e infeksioneve është kryesisht për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta, lehtësimit të kufizimeve dhe rritjes së numrit të udhëtimeve gjatë muajve të verës.
“Ne duhet të jemi të vendosur në zbatimin e masave mbrojtëse, përfshirë fushatën e imunizimit dhe përdorimin e maskave. Vaksinat janë mënyra më efektive për të filluar rihapjen dhe stabilizuar ekonomitë,” përfundoi Kluge.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje