Njerez

Alarmi: Adoleshentët shqiptarë po “luajnë” me vdekjen

Një djalë 16 vjeç nga Tirana dje në mbrëmje jetoi pak kohë afër vdekjes. Pas një sherri u godit me thikë, tehu i së cilës i preku arterien vertebrale. Më e sigurt ishte vdekja sesa jeta. Por për fat të mirë ai jetoi. Për kirurgun Arben Zenelaj nuk ka kënaqësi më të madhe sesa t’ia rrëmbesh vdekjes një pacient, aq më tepër një 16-vjeçar. “Natë e vështirë kjo e mbrëmshmja, të cilën nuk do donim ta kalonim kurrë, kur në çdo moment mendonim se mund të na ikte nga duart një fëmijë si pasojë e një dëmtimi shumë të vështirë në qafë me thikë i arteries vertebrale që na ngërtheu në ankthin e “si do ia dalim?”, shkruan mjeku Zenelaj

Një djalë 16 vjeç nga Tirana dje në mbrëmje jetoi pak kohë afër vdekjes. Pas një sherri u godit me thikë, tehu i së cilës i preku arterien vertebrale.

Më e sigurt ishte vdekja sesa jeta. Por për fat të mirë ai jetoi. Për kirurgun Arben Zenelaj nuk ka kënaqësi më të madhe sesa t’ia rrëmbesh vdekjes një pacient, aq më tepër një 16-vjeçar.

“Natë e vështirë kjo e mbrëmshmja, të cilën nuk do donim ta kalonim kurrë, kur në çdo moment mendonim se mund të na ikte nga duart një fëmijë si pasojë e një dëmtimi shumë të vështirë në qafë me thikë i arteries vertebrale që na ngërtheu në ankthin e “si do ia dalim?”, shkruan mjeku Zenelaj teksa poston një foto të pacientit të tij që ndodhet ende në gjendje kritike për jetën.

I pyetur nga Gazeta “Si”, doktor Zenelaj thotë se ka një mesazh për të gjithë shoqërinë, për gjendjen ku ndodhen sot adoleshentët.

Sipas tij, edukimi i brezit të ri me rregullat e një shoqërie normale është “emergjencë kombëtare”.

Profesor Gëzim Tushi thotë se në përgjithësi brezi i adoleshentëve është brezi që po vuan nga një raport disproporcional midis aftësisë mendore dhe fizike.

“Është një brez që kërkon të evidentojë forcën fizike dhe intelektuale dhe faza e parë e dhunës që shfaqin nis që në moshën 5 vjeç me bullizimin. Kjo është shkalla e parë që sjell konfliktualitet”, thotë Tushi.

Sipas sociologut të njohur, shkaqet e dhunës tek adoleshentët nuk janë vetëm bullizmi, por dhe ulja e moshës së aktivitetit seksual. Sipas tij, sot po konstatohet evidentimi i agresivitetit tek adoleshentët që pas moshës 12 vjeç.

“Sot kemi shumë përdorues të alkoolit dhe drogave tek të rinjtë adoleshentë. Këto janë shkaqet themelore që kanë të bëjnë me dhunën mes tyre.

Nën efektin e drogërave, alkoolit dhe rivaliteteve erotike bëjnë që në vend që t’i zgjidhin konfliktet në mënyrë harmonike, përdorin armë të ftohta dhe armë zjarri, duke rrezikuar deri dhe jetën e tyre dhe të shokëve”, thotë sociologu Tushi.

Për mjekun Zenelaj dhe sociologun Tushi rrënjët nuk shikohen vetëm tek individi, por te shoqëria dhe institucionet e saj.

Shkaqet e dhunës nuk janë vetëm bullizmi, ulja e moshës së aktivitetit seksual, përdorimi i drogës dhe alkoolit. Janë shkaqet themelore që kanë të bëjnë me dhunën tek adoleshentët.

Nën efektin e këtyre dhe rivaliteteve erotike në vend që t’i zgjidhin në mënyrë harmonike i zgjidhin deri te përdorimi i armëve të ftohta dhe armëve të zjarrit.

Sipas tij gjendja e sotme është shumë serioze, sepse adoleshentët e sotëm kanë dalë jashtë kuadrit të disiplinës.

“Ata nuk pranojnë autoritetin në shkollë e familje, por nuk duhet t’i konsiderojmë fajtorë, por viktima”, thotë Tushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë