Media Galeri

Alarm në Kinë/ Rreth 70 krokodilë mbushin rrugët

Më shumë se 70 krokodilë po notojnë nëpër rrugët e përmbytura në një qytet jugor të Kinës, me autoritetet lokale që kanë këshilluar banorët të qëndrojnë brenda derisa të kapen.

Shtatë persona kanë vdekur nga përmbytjet në qytetin e Maoming, sipas mediave kineze, teksa krokodilët notojnë nëpër rrugët e përmbytura. Një zyrtar i urgjencës tha se 69 krokodilë të rritur dhe gjashtë më të vegjël u arratisën nga ferma ku mbaheshin ndërsa shirat e dendur nga tajfuni Haikui përfshinë zonën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë