Nga Gazeta ‘Si’- Policia e Lezhës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për shpifje, për ish-gjyqtarin Gjin Gjoni, kandidati i Sali Berishës në qarkun e Lezhës.
Hetimi për shpifje për Gjin Gjonin vjen pas deklaratave të tij se disa zyrtarë të PS ishin të implikuar në blerje votash.
Sipas deklaratës së Policisë, pesë qytetarë – D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. – të cilët janë përfaqësues dhe mbështetës të “Partisë Socialiste”, kanë paraqitur kallëzim ndaj Gjonit. Ata pretendojnë se ai ka shpifur publikisht përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku i ka akuzuar se janë të përfshirë në blerje votash dhe ushtrim presioni ndaj votuesve.
Përveç Gjinit, policia ka proceduar edhe një 24 vjeçar shqiptar me banim në Gjermani i cili ka publikuar në rrjetin social “TikTok” një fotografi të fletës së votimit të plotësuar, të cilën e kishte marrë me postë në kuadër të procesit të votimit nga jashtë vendit.
Autoritetet rikujtojnë se publikimi i votës së plotësuar përbën shkelje të fshehtësisë së votimit dhe cenon integritetin e procesit zgjedhor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.