Drejtësia

Akuzohet si porositësi i dy vrasjeve, kalon për gjykim dosja për Erjon Alibejn

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kaluar për gjykim dosjen për Erjon Alibejn, i cili dysohet se është porositësi i dy vrasjeve në verën e vitit të shkuar në qytetin e Elbasanit.

Alibej akuzohet si porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt në korrik të vitit 2020 në Elbasan, me dyshimin se kanë bashkëpunuar me persona të tjerë për vrajen e vëllait të tij, Indrit Alibej.

Në lidhje me këto krime, policia arrestoi fillimisht në atë kohë Xhuljano Hoxhën dhe Eugen Halilin, si ekzekutorët e Ramazanit dhe Runajt në 20 dhe 27 korrik 2020.

Ndërsa në shtator 2020, Policia e Elbasanit deklaroi se porositës i dy vrasjeve ishte Erjon Alibej. I njohur edhe me emrin Andrea, ai u arrestua më 18 shtator me akuzën vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim.

Erjon Alibej është vëllai i Indrit Alibejt, të ekzekutuar në Elbasan në dhjetor të 2018-ës. Seriali i ngjarjeve dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.

Regis Runaj u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e 29 korrikut 2020.

Dy autorët dyshohet se kanë konsumuar lëndë narkotike bashkë me viktimën e më pas e kanë goditur me thika. Policia e Shtetit tregoi provat që fajësojnë Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin për vrasjen e Regis Runaj. Të dy, dyshohet se janë përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ngjarje kjo e ndodhur më 20 korrik.

Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin, ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë