Gazeta Si – Një 36-vjeçar shqiptar u arrestua në Dubai, pasi akuzohet se pastroi paratë e një grupi kriminal në Elbasan.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Armis Stafa alias Armees Stava, akuzohet nga Gjykata e Posaçme, se ka pastruar paratë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, nëpërmjet shitblerjes së automjeteve të përfituara nga veprimtari kriminale.

GJKKO në vitin 2024, i ka caktuar të riut masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Policia thotë se 36-vjeçari pritet të ekstradohet në Shqipëri. Franc Çopja ndodhet në burg në Belgjikë për llogari të autoriteteve të huaja. Në këtë shtet ai u ekstradua nga Dubai ndërsa i vëllai i tij Hajdar Çopja vijon të ndodhet në Dubai.
SPAK i akuzon ata për 4 atentate me 6 viktima dhe trafik ndërkombëtar droge.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.