Gjykata e Pogradecit ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg 40 ditor për 46-vjeçarin nga fshati Vërdovë, Blerim Bizgjoni, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur nga po i njëjti fshat.
Mësohet se përpara trupit gjykues Bizgjoni nuk ka pranuar akuzën.
Blerim Bizgjoni ka detyruar duke e kërcënuar vajzën për të kryer marrëdhënie në banesën e tij, ku e mbante prej gati 2 vitesh.
Qëllimisht 46-vjecari i është afruar familjes së vajzës prej shpërnguljes në këtë fshat duke kërkuar domosdoshmërisht kujdestarinë e saj pasi familja e saj jeton në kushte të vështira ekonomike e gjithashtu njëri prej prindërve vuan nga sëmundja e shëndetit mendor.
Vajza ka dhënë dëshminë e saj para policisë nga ku ka rrëfyer se 46-vjecari ka abuzuar seksualisht me të në mënyrë të përsëritur edhe duke e dhunuar fizikisht.
Nëna e saj është shprehur se kërkon drejtësi pasi familjen Bizgjoni e kishin të besuar dhe i kishin besuar vajzën e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



