Gazeta Si – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka lënë në burg mjekun, Dervish Hasi, i cili akuzohet për trafikim të miturish dhe pornografi.
Mjeku ankimoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por ankimi është rrëzuar nga Apeli.
Hasi kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera.
E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.
Pas arrestimit të mjekut 42-vjeçar uniformat blu sekuestruan edhe celularin ku në të janë gjetur filmime me përmbajtje erotike të 3 grave të Dervish Hasit, por edhe të vajzës 16-vjeçare.
Asnjë nga gratë e tij nuk ka pranuar të flasë para hetuesve dhe nuk kanë treguar asgjë në lidhje me ngjarjen para policisë.
Edhe vetë 42-vjeçari Hasi, në pjesën më të madhe të pyetjeve të policisë është shprehur me “po” ose “jo”, duke mos dhënë detaje të plota për ngjarjen edhe pse ka thënë se vajzën nuk e ka detyruar njeri.
16-vjeçarja prezantohej nga Hasi si gruaja e tij të katërt. Familjarët e vajzës janë shprehur se në fillim kanë qenë pjesërisht dakord dhe nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur nga Hasi dhe, siç thanë ata, “kishim frikën e ndonjë veprimi nga ana e saj”.
Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




