Ka ndodhur

Akuzohet për rrëmbim dhe vrasje në Spanjë në 2022-in, kapet në Kolumbi Florind Rama

Gazeta Si – Ai ndodhej në Kolumbi, qindra e mijëra km larg vendit, ku, sipas Europolit, kishte kryer një krim.

Në Pereira, Risaralda, njësitë policore të Kolumbisë, kapën Florind Ramën, një shqiptar të kërkuar me anë të një njoftimi të kuq të Interpolit, në një operacion të koordinuar me agjencitë ndërkombëtare.

Sipas mediave kolumbiane, Rama, ishte i përfshirë në një vrasje të vitit 2022 në Golden Beach, Marbella, Spanjë. Sipas informacionit të mbledhur nga hetuesit, çështja e lidh atë me rrëmbim, torturë dhe vrasje.

Operacioni që çoi në vendndodhjen e tij u mbështet në shkëmbimin e informacionit midis Policisë Metropolitane të Pereiras, Europolit dhe autoriteteve spanjolle.

Mbikëqyrja vërtetoi praninë e tij në qytet, ku, sipas burimeve zyrtare, ai përpiqej të fshihej. Drejtori i Policisë, William Rincón tregoi se hetimi e vendos atë si pjesë të një rrjeti me origjinë shqiptare me shtrirje në të gjithë Evropën.

Brenda këtij rrjeti, ai dyshohet se luajti një rol në krahun e armatosur, me lidhje me akte torture dhe vrasje me pagesë.

Raportet mbi rastin në Spanjë detajojnë se viktima u mbajt kundër vullnetit të tij, iu nënshtrua dhunës dhe më pas u vra.

Kjo ngjarje, nxiti lëshimin e një alarmi ndërkombëtar dhe aktivizimin e mekanizmave të bashkëpunimit gjyqësor dhe policor.

Sakaq, autoritetet kolumbiane po hetojnë lidhjet e shqiptarit me trafikantët kolumbianë të drogës në rajonin ku ai u arrestua.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë