Ka ndodhur

Akuzohet për kultivim narkotikësh, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

Gazeta Si – Një 44-vjeçar u arrestua në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Prekal.

Në pranga ka rënë Gjovalin Guri, banues në fshatin Grudë e Re, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga hetimet dyshohet se Gjovalin Guri ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, 90 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në vitin 2021.

Ndërkohë, në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, u gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë