Gazeta Si – Ka kaluar për gjykim dosja në ngarkim të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdarit.
Hajdari do të gjykohet vetëm për fshehje dhe mosdeklarim te ardhurash, ndërsa është pushuar akuza për “falsifikim dokumentash”.
Në shkurt të këtij viti, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari, u pezullua nga detyra, pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e “Mosdeklarimit të të ardhurave” dhe “Deklarimit të rremë të pasurisë”.
Ai dyshohet se gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e avokatit, nuk ka deklaruar asnjë të ardhur siç detyron ligji.
Ardian Hajdari është i dyshuar për probleme me deklarimin e pasurisë, pikërisht një nga shkeljet që më së shumti kanë nxjerr nga sistemi dhjetëra magjistratë.
I njëjti kallëzim është bërë edhe për i ish-anëtarin tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë ka marrë dënimin nga GJKKO dhe më pas u shkarkua nga detyra.
Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike.
Hetimet e SPAK bindën Gjykatën e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit.
Kallëzimi penal u krye nga tre magjistratë të shkarkuar gjatë Vettingut; nga ish-prokurorët Antoneta Sevdari dhe Elsion Sadiku, si dhe ish-gjyqtari Ervin Metalla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.