Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin A.D. 21 vjeç, me akuzat se ka kryer plot 11 vjedhje gjatë korrikut. Edhe një tjetër person është proceduar në gjendje të lirë, një 17-vjeçar i identifikuar me inicialet E.Xh.
“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2020, në lagjen nr.3, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin e shtetasit A.N., ku kanë marë 10.000 lekë”, shton Policia.
Bëhet e ditur se nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, gjatë këtij muaji në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht në lokale dhe një dyqan të një kompanie celulare, ku kanë marrë sasi të konsiderueshme parash, aparate celular e sende të tjera, vjedhje këto të dokumentuara me prova filmike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një thikë, një levë hekuri dhe një maskë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




