Drejtësia

Akuzohet nga SPAK për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO lë në burg Marklen Hakën

Nga Gazeta 'Si'-GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, për Marklen Hakën, i arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit Revanshi.

Para trupit gjykues, Haka ka deklaruar se nuk ka përdorur aplikacionin SKYECC, ndërsa nuk ka pranuar akuzat e ngritura nga SPAK, mes tyre edhe akuzën e tentativës për vrasje të Durim Bamit.

“Nuk kam konflikte me asnjë”, mësohet se ka thënë Markel Haka.

I shpëtoi 2 atentateve

Marklen Haka, në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Ndërsa ai arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah. Objektiv i atentatit ishte vetë Marklen Haka, ndërsa halla e tij dyshohet se ishte qëlluar aksidentalisht pasi kishte hapur derën e jashtme të shtëpisë, në momentin kur ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash.

Më 8 qershor 2022, ai i shpëtoi një tjetër atentati, në hyrje të fshatit Nikël në Fushë-Krujë por shpëtoi, duke marrë një plumb në nofull.

Në janar të 2022 ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë