Drejtësia

Akuzohen se abuzuan me fondet e rindërtimit, 3 nga 5 zyrtarët e Bashkisë Rrogozhinë mbeten në burg, 2 lirohen

Gazeta Si - Gjykata e  Shkallës së Parë Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga pesë punonjësit e bashkisë Rrogozhinë të arrestuar tre ditë më parë për shpërdorimin e fondeve të rindërtimit.

Besim Ballabani, Elton Levonja dhe Mario Mekaj u lanë në burg më masë sigurie “arrest në burg”. Për Xhemile Uku u dha masa “arrest shtëpie” dhe për Edlira Ramaj “detyrim paraqitje”.

Zyrtaret e Bashkisë Rrogozhinë akuzohen për veprat: “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dhe mashtrim “me fondet e rindërtimit duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm me vlerë 353,471,090′.

Sipas burimeve nga grupi hetimit zyrtaret vlerësuan 78 kasolle derrash e bagëtish si banesa të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Fillimisht prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg për të gjithë palët në këtë gjykim, por më vonë vetëm për dy zonjat ndryshoi kërkesën për shkak të rrethanave pasi njëra prej tyre kishte fëmijë nën 1 vjeç dhe tjetra kishte rrethana familjare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë