Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Lorenc Kananaj, 44 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 21.10.2018, dyshohet se ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësen e policisë së patrullës së përgjithshme, duke e kanosur atë për shkak të detyrës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236/2 dhe 238 të Kodit Penal.
I arrestuari i dytë është Redian Metaj, 35 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi mëngjesin e datës 21.10.2018, dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij A. Sh, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”, neni 130/a i Kodit Penal.
Po ashtu, policia ka bërë të mundur ndalimin e Artur Agos, 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin nr. 353, datë 13.07.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 3 muaj burg për veprën penale “Kallëzimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore, parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




