Rend dhe Ligj

Akuzohen për falsifikim dokumentesh, pezullohen nga detyra 3 policë kufitarë

Gazeta Si – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra tre punonjës të Policisë Kufitare në Pogradec për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Në njoftimin e AMP bëhet e ditur se është pezulluar N/Komisar I. T., me detyrë Specialist Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, inspektor K. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec si dhe Inspektor F. I., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë.

Ky vendim mësohet se ka ardhur pas dyshimeve se këta punonjës policie, edhe pse kanë konstatuar personat E.P. dhe L.E. duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit kanë favorizuar aktivitetin e kundraligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë