Policia e Elbasanit ka zbardhur dy djegiet e dy automjeteve të ndodhura në ditët e fundit të vitit 2019 dhe në janar 2020, në pronësi të punonjësve të policisë.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet G. H., 31 vjeç, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për plagosje dhe B. R., 20 vjeç, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje.
Më 24 dhjetor të vitit 2019, rreth orës 21:50, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, u djeg pjesërisht në pjesën e përparme, mjeti tip “Benz”, në përdorim nga shefi i policisë në paraburgimin e Bradasheshit, Krenar Kasi.
Kurse më 9 janar rreth orës 00:10, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Pasat”, në pronësi të policit Edvin Gjyli.
Po ashtu, policia thotë se shtetasit G. H. dhe B. R., në kohë dhe vende të ndryshme kanë kryer djegie të automjeteve, në qytetin e Elbasanit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




