Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Siç njofton policia, kapja e tij u bë gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Dibrës dhe Policisë së Tiranës.
Mësohet se ka përfunduar në pranga shtetasi me inicialet M. T, 32 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Bulqizë, pasi më 16 qershor të këtij viti, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. T, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B. D. 41 vjeç, i cili udhëtonte me automjetin e tij në qytetin e Bulqizës. Kjo ngjarje është nën hetim nga Prokuroria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




