Politike

Pas akuzave të PS e PD / Tërhiqet Këshilli Drejtues i RTSH, rikthen në pikën ‘zero’ garën për drejtuesin

Nga Gazeta ‘Si’- Pas thirrjes nga Komisioni parlamentar i Medias, Këshilli Drejtues i RTSH-së, riktheu në pikën fillestare garën për drejtorin e Përgjithshëm të RTSH.

Në një mbledhje urgjente të zhvilluar sot nën drejtimin e nënkryetarit Gëzim Podgorica, me 9 vota pro u vendos të zhbëhet vendimi që skualifikoi nga gara 8 kandidatë dhe la në përballje vetëm 2 prej tyre, drejtuesen e komanduar Aurora Polon dhe Jetmir Shpuzën.

Vendimi erdhi pasi kryetarja e komisionit të Medias, deputetja demokrate Ina Zhupa dhe nënkryetarja socialiste Evis Kushi, kërkuan ndërprerjen e procesit dhe rikthimin në garë të të gjithë kandidatëve, ndryshe paralajmëruan deri në shkarkim të anëtarëve të Këshillit drejtues të RTSH-së.

Kështu, për postin e drejtorit të Përgjithshëm do të jenë në garë bashkë me 2 nëpunësit e RTSH-së, Eni Vasili, Kliton Rama, Ermal Hoxha, Enrik Mehmeti, Laureta Roshi, Harilla Koçi dhe Flamur Buçpapaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë