Politike

Akuzat në vitin 2018 – Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundër Bashës

Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë që kryeministri Edi Rama kishte bërë ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Rama e kishte paditur Bashën për shpifje dhe kërkonte që ai të paguante dëmin jo pasuror në vlerë 1 mln lekë, për një deklaratë të tij në tetor të vitit 2018 mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste në aferat e dosjes “339”.

Po ashtu Rama kërkonte detyrimin që i padituri të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të.

Basha kishte hedhur akuza për përfshirjen e Vangjush Dakos dhe strukturave të PS-së në bashkëpunim me grupe kriminale për blerje votash.

Me vendimin e datës 11 qershor, Gjykata e Tiranës vendosi rrëzimin e padisë me argumentin se është e pabazuar në ligj e në prova, teksa shpenzimit gjyqësore do të paguhen nga pala paditëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë