Politike

Akuzat e opozitës, Gjykata Kushtetuese pezullon marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Pranon padinë e Bardhit, kthen për plotësim dokumentash atë të Bashës

Nga Gazeta 'Si'-Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e grupit Bardhi-Berisha kundër marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët.

Në njoftimin e publikuar, Gjykata Kushtetuese sqaron se duke qenë se padia është marrë në shqyrtim, atëherë automatikisht, pezullohet ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend, që pritej në seancën e ditës së nesërme 14 janar.

Bëhet me dije se seanca për shqyrtimin e padisë, do të mbahet në 18 janar, në orën 10:00.

Ndonëse në Kushtetuese është paraqitur edhe një ankim i firmosur nga Lulzim Basha, Gjykata ende nuk e ka marrë në shqyrtim. Ankimimi i Bashës është kthyer për plotësim të dokumentacionit.

Kujtojmë se më 6 dhjetor, 30 deputetë të Bardhit dhe Berishës kanë dorëzuar në gjykatën Kushtetuese padinë kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët duke e cilësuar si anti-kushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë