Drejtësia

Akuza për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone, SPAK vendos në ‘arrest shtëpiak’ kryebashkiakun e Tropojës

Nga Gazeta 'SI'- SPAK ka vendosur masën “Arrest shtëpie” për kreun socialist të bashkisë së Tropojës Rexhë Byberi.

Byberi akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Sipas SPAK, nga veprimet procedurale të kryera deri në këtë fazë të hetimit ekzistojnë dyshime të arsyeshme se Rexhe Byberi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tropojë në bashkëpunim me shtetasin Abedin Kërrnaja me detyrë zv/kryetar i Bashkisë Tropojë, kanë miratuar një rregullore për hapjen e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.

Bëhet fjalë për projektin e rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, nga ku rezulton se është miratuar në parim Projekt ideja për ndërtimin e rrugës auto “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, me një gjatësi 3.2km, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.

Dhe projekti i dytë për ndërtimin e rrugës “Qafë Murrizi- Qafë Agri”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë