Lajme

AKU, masa të detyrueshme për tregtarët e fruta-perimeve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  shkruan në llogarinë e tij në Facebook se “Beteja për të ndalur dhe mposhtur përhapjen e mëtejshme të COVID-19, nuk do të ndalet deri në fitoren finale të saj” dhe për këtë kërkon në mënyrë rigoroze zbatimin dhe forcimin e masave të nxjerra perj tij për tregtarët e fruta-perimeve.

AKU i’u bën thirrje të gjithë subjekteve që tregtojnë fruta-perime të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme këto masa:

Të gjitha produktet fruta-perime duhet të jenë të mbuluara me qese plasmasi të tejdukshme në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat e mundshme gjatë të folurës apo tështitjes së personave,

Të gjithë shitësit, por edhe konsumatorët të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produktit. Zgjedhja dhe blerja e tyre do të bëhet vetëm nëpërmjet dorashkave njëpërdorimshe ose qeseve që shërbejnë për mbajtjen e produktit.

Këto masa, thotë njoftimi i AKU vijnë si rrjedhojë dhe nevojë e forcimit të mëtejshëm të masave të mëparshme të ndërmarra nga Autoriteti, me qëllimin e vetëm mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të gjithë konsumatorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë