Lajme

AKU bllokon 552 kg mish në Elbasan

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar aksionin për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e sigurisë ushqimore.

DRAKU Elbasan gjatë kësaj jave ka kryer një sërë aksionesh, gjatë të cilave ka konstatuar shkelje të sigurisë ushqimore, për rrjedhojë janë vendosur gjithsej 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekë dhe u bllokuan 552 kg mish.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tregjet e Elbasanit u konstatuan dhe u sekuestruan 18 kg peshk me destinacion asgjësim dhe 40 kg mish dele pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Ndërsa, në disa subjekte me aktivitet “restorant”, “dyqan mishi” dhe “Stabiliment përpunim produkte mishi” u konstatuan 300 kg mish të ngrirë, 118 kg mish vici, 51 kg mish lope, 5 kg mish qengji, 20 kg mish derri të pa vulosur dhe të pacertifikuar si dhe 950 kg miell, 20 kalastrela pa elementë gjurmueshmërie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë