Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dhe kthyer mbrapsht në Kapshticë 5636 kg produkte ushqimore të ndryshme si ullinj të shtypur, vaj susami, lëng shege, gjethe bimore çaji, vaj ulliri, kamomil, trumzë jeshile, çaj dhe përzierje bimësh, piper i zi, majdanoz i thatë, qiqra, kripë kineze, limon i thatë, thjerrëza, çaj, etj.
Produktet vinin nga Turqia nga subjekti ‘FAEK JABER’, me qëllim tregtimin në Shqipëri.
AKU bën me dije se nga kontrolli i dokumentacionit përkatës u konstatua se subjekti nuk dispononte raport-analizën e produkteve, çka përbën mospërmbushje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore.
Në këto kushte, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur të ndalojë hyrjen e mallrave ushqimore në Shqipëri dhe i ka dhënë subjektit 7 ditë kohë të plotësojë mangësitë në dokumentacionin shoqërues të mallit.
Me kalimin e këtij afati kohor dhe në kushtet kur subjekti nuk plotësoi mangësitë në dokumentacionin shoqërues të mallit, AKU ka vendosur kthimin në vendin e origjinës për ngarkesën e produkteve prej 5636 kg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




