Gazeta Si – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar rreth 4 tonë produkte bimore në një magazinë në Shkozë në Tiranë, pas një denoncimi.
Sipas njoftimit të AKU-së, gjatë kontrollit në subjekt, u konstatuan 3984 kg bimë të thata të miksuara, të ambalazhuara në thasë plastikë, por pa etiketa, pa afat përdorimi dhe pa informacion mbi origjinën apo përbërjen.
AKU vendosi masën e bllokimit të menjëhershëm të produktit, si dhe gjobë 200 mijë lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë. Një tjetër gjobë prej 100 mijë lekësh u vendos për mungesë të sistemit të vetkontrollit.
Autoriteti u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje që cenon sigurinë ushqimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje