Aktori legjendar i Hollivudit, Gene Hackman, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Santa Fe, New Mexico, së bashku me gruan e tij, pianisten Betsy Arakawa dhe qenin e tyre.
Policia menjëherë ka nisur nga puna për të zbuluar shkakun e vdekjes së aktorit dhe bashkëshortes së tij.
“Konfirmojmë se Gene Hackman dhe bashkëshortja e tij u gjetën të vdekur të mërkurën pasdite në rezidencën e tyre në Sunset Trail. Po vijon hetimi, sidoqoftë për momentin nuk besojmë se shkak ka qenë ndonjë sjellje kriminale”, tha sherifi Adan Mendoza.Deri më tani nuk është publikuar shkaku i vdekjes së çiftit.
“Ajo që mund të them është se jemi në mes të një hetimi paraprak dhe po presim për aprovimin e mandatit të kontrollit”, tha ai.
Hackman ishte një nga aktorët më të arrirë të të gjitha kohërave, falë roleve në “The French Connection”, “Bonnie and Clyde” dhe “The Royal Tenenbaums”.
Në karrierën e tij 60-vjeçare, Hackman ka fituar 2 çmime Oscars, 2 Bafta, 4 Golden Globes dhe një Çmim të Shoqatës së Aktorëve të Ekranit.
Hackman ka luajtur më shumë se 100 role në karrierën e tij. Mes tyre edhe ajo e Lex Luthor në filmat e Superman-it të realizuara në vitet 1970-1980.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.