Nga Gazeta Si - Aktori anglez Tom Holland ka surprizuar fansat e tij, duke njoftuar pauzën e tij nga angazhimet kinematografike.
Holland, këto komente i ka bërë në një intervistë për Extra, teksa arsye duket të jetë angazhimi i tij intensiv dhe i vështirë në realizimin e serisë së tij në Apple TV+, “The Crowded Room”.
“Ishte një kohë e vështirë, sigurisht. Ne ishim duke eksploruar disa emocione që nuk i kam përjetuar kurrë më parë. Dhe më pas, të qenit producent, duke u marrë me problemet e përditshme që vijnë me çdo set filmi, thjesht shtoi atë nivel shtesë të presionit”, ka thënë Holland.
“Tani po bëj një vit pushim dhe kjo është rezultat i asaj se sa e vështirë ishte kjo shfaqje”, ka shtuar ai.
Por, pavarësisht lodhjes dhe vështirësive, aktori i “Spider-Man: No way home”, ka thënë se e pëlqente angazhimin e tij në rolin e producentit.
“Puna e vështirë s’është diçka e huaj për mua. Unë gjithmonë kam jetuar me idenë se puna e vështirë është punë e mirë. Dhe më ka pëlqyer shumë. Por përsëri, aktrimi më theu mua. Erdhi një moment ku thash se ‘më duhet të bëj një pushim’”, u shpreh aktori.
“Jam i emocionuar të shoh se si do të dalë dhe ndihem sikur puna jonë e palodhur nuk ishte e kotë”, shtoi Holland.
Në “The Crowded Room”, Holland luan në rolin e Danny Sullivan, një burrë që nuk dyshon, i cili arrestohet pas një sërë të shtënash në vitin 1979 në New York.
Holland luan në serial, përballë Amanda Seyfried, Sasha Lane, Will Chase, Lior Raz, Laila Robins, Christopher Abbott dhe Henry Eikenberry. Seriali do të shfaqet premierë më 9 qershor në Apple TV+.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.