Nga Gazeta ‘SI’ – Ekonomia e vendit gjatë tremujorit të dytë 2023 ka mbetur në kahun negativ, të paktën sipas aktiviteve kryesore të ekonomisë.
Instat raporton se bizneset në fushën e industrisë në vend gjatë kësaj kohe kanë pasur një ngadalësim të aktivitetit të tyre. Shitjet neto të industrisë kanë rënë me 9% në raport vjetor, prodhimi me 13.5% dhe numri i të punësuarve me 1.7%. I vetmi tregues me rritje ka qenë ai i fondit të pagave që është rritur me 13.2% në një vit. Sipas statistikave europiane rënie e aktivitetit industrial është ogur i zi për ekonominë, por bëhet fjalë për industri më të zhvilluara dhe më me peshë në ekonomitë e BE-së.
Fusha energjetike përfshirë gazin dhe avullin ka pasur një 3 mujor pozitive. Prodhimi është rritur me 17.2% dhe numri i të punësuarve me 8.1%. Fondi i pagave në këtë sektor u rrit me 16.4% brenda një viti. Lidhur kjo me ecurinë pozitive të sektorit në vend për shkak të kushteve të favorshme klimatike dhe normalizimit të tregut energjetik brenda dhe jashtë vendit.
Edhe ndërtimi vazhdon të jetë në rritje, ndonëse rezulton më i ulët se më parë. Shitjet në ndërtim janë rritur me 5.2% nga një vit më parë, prodhimi me 6.5% dhe numri i të punësuarve me 2.6%. Pagat në sektorin e ndërtimit kanë pësuar rritjen të lartë, me pothuajse 18%. Kështu, ndërtimi vazhdon të jetë një ndër aktivitetet kryesore të ekonomisë së Shqipërisë.
Në aktivitetin e “furnizimi me ujë, trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve”, Instat raporton se ka pasur ulje të shitjes me 16.9% dhe ulje të prodhimi me 4.1%. por numri i të punësuarëve është rritur me 2.9%. Ndonëse kjo fushë nuk ka pasur ecuri pozitive, ka pësuar rritjen më të fortë të pagave, me 19.1%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.