Media Galeri

Aktivistët veganë vjedhin delet e mbretit Charles

Tre protestuese të organizatës “Animal Rising” janë vënë zyrtarisht nën akuzë për vjedhjen e disa deleve të mbretit Charles nga pronat e tij mbretërore në Sandringham.

Sarah Foy, Rose Patterson dhe Rosa Sharkey, anëtare të grupit të lidhur me “Extinction Rebellion”, i rrëmbyen delet e mbretit dhe i futën në një kamion dhe të gjithë ngjarjen e kanë regjistruar në kamera.

Grupi beson se kalimi në një sistem ushqimor me bazë bimore është çelësi për të zgjidhur emergjencat klimatike dhe siguron një të ardhme ku kafshët nuk shfrytëzohen apo vriten.

Ato shprehen se i shpëtuan delet e quajtura Sammy, Sunny and Sooty, nga një therje e mundshme që do të ndodhte së shpejti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë