Lajme

Aktivistët i kërkojnë llogari SPAK-ut: Heto për Teatrin

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë dalë sot në një protestë me pankarta në duar para SPAK.

Ata kërkojnë drejtësi pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar më 17 maj me vendim të Këshillit Bashkiak dhe kërkojnë që teatri të ndërtohet aty ku ishte dhe si ishte.

Më herët, në një deklaratë për mediat, juristja Adriana Kalaja deklaroi se janë paditur në SPAK kryeministri Edi Rama, ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ajo aktuale Elva Margariti, drejtori i Kadastrës dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Kalaja tha se me Teatrin janë kryer veprime kriminale, por se kanë shpresë se gjërat do lëvizin pasi kanë nisur hetimet.

“U kryen veprime kriminale. Të gjitha veprimet që janë bërë nga kryeministri, qoftë ish-ministrja Kumbaro, ministrja Margariti, drejtori i kadastrës etj. Ata kanë bërë veprime kriminale. I kemi kallëzuar për shpërdorim detyre, korrupsion, falsifikim dokumentesh dh korrupsion pasiv”, do të shprehej juristja Kalaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë