Media Galeri

Supë domatesh mbi pikturën 94 milionë dollarëshe “Luledielli” të Van Goghut

Aktivistët e “Just Stop Oil” kanë hedhur supë me domate Heinz mbi kryeveprën e Vincent Van Gogh “Luledielli” në Galerinë Kombëtare në Londër. Aktivistët kundër ndryshimeve klimaterike e lidhën veten pranë pikturës 94 milionë dollarëshe, pas një serie demostratash këtë javë. Pasi hodhi supë mbi pikturën – e cila ka një mbulesë xhami – protestuesja Phoebe Plummer, 21 vjeç, bërtiti: ‘Çfarë vlen më shumë, arti apo jeta? ‘A vlen më shumë se ushqimi? Më shumë se drejtësia? ‘A jeni më shumë të shqetësuar për mbrojtjen e një pikture, apo për mbrojtjen e planetit dhe njerëzve?”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë