Media Galeri

Aktivistët e klimës në Itali zhvishen dhe lyhen me baltë

Një tjetër incident ka ndodhur me një grup aktivistësh të klimës në Itali. Sipas mediave italiane, një grup aktivistësh i Gjeneratës së Fundit kanë lyer me ujë dhe baltë fasadën e Senatit.

Më pas, disa vajza të zhveshura lyen veten e tyre me të njëjtën përzierje balte duke bërtitur: “Na ndihmoni për tranzicionin ekologjik”.

Aktivistët u ndaluan pas pak çastesh nga policia. Ky është sulmi i radhës nga ambientalistët në shtetin fqinj pas atij që ndodhi dy ditë më parë në shatërvanin e Trevit ku ambientalistët hynë në ujë dhe e ngjyrosën atë me bojë të zezë.

Përveç aktit me bojën e zezë, ambientalistët e rinj u përplasën me kalimtarët dhe turistët që dënuan veprimet e tyre, duke i fyer ata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë